Flash

8 të arrestuar në pak orë në ditën e ndërrimit të viteve

Lapsi.al 31 December 2020
8 të arrestuar në pak orë në ditën e ndërrimit

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit 8 persona, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim, si dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.

Mes tyre, ra në pranga shtetasi me inicialet I. A., 56 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar një shtetase 53-vjeçare.

Ndërsa dy burra të tjerë u arrestuan pas denoncimit të grave të tyre për dhunë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Ll., 64 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cerova”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, pasi në rrugën “Mimoza” Vorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak”.

TE ARRESTUARIT

Forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Q., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 34 vjeç, pasi në rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan, Njësia Administrative Bërzhitë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të marrë me qira prej tij, u konstatua një tavolinë në të cilën gjendeshin çipsa si ato që përdoren për lojërat e fatit dhe disa letra bixhozi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 56 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ngacmuar një shtetase 53-vjeçare.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Ll., 64 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cerova”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, pasi në rrugën “Mimoza” Vorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. M., 43 vjeç dhe O. N., 41 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. Sh., 25 vjeç, pasi në vendin e quajtur Qafë Priskë, u konstatua duke transportuar me mjetin e tij, lëndë drusore pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vrasja në "Astir", publikohet foto e autorit

Dy motrat viktima të krimit makabër gjatë paradites së sotme në kryeqytet janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi ësht...

12:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI