Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Astir-it” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Bajram Dushi’, pranë një karburanti. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një krim në familje. Djali, i identifikuar si P.Tela. ka qëlluar me armë nënën e tij, pas një sherri mes tyre. Për fat të mirë, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivë të komisariatit nr. 6 në kryeqytet janë në vendngjarje për të sqauar rrethanat dhe motivin e të shtënave.