Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ai nënvizoi se Kosovën dhe shqiptarët i presin sfida gjatë 2021, ndaj duhet që të jemi në unitet.
Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët europiane", shkruan Meta.