Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Mjeku i pushuar nga puna: I mëshiroj ata që kanë firmosur largimin tim

Lapsi.al 30 December 2020
Mjeku i pushuar nga puna: I mëshiroj ata që kanë firmosur

Mjeku i Urgjencës Kombëtare Ilir Allkja u shpreh në News 24 se së bashku me disa mjekë mendojnë se është arritur imuniteti i tufës dhe se kur të vijë vaksina ajo nuk do të nevojitet. Sipas tij, pranvera do jetë pa koronavirus.

“Zoti na ka me sy të mirë, rastet e infektimeve po bien. Unë dhe kolegë të mi mendojmë se 60% e kanë kaluar, është arritur imuniteti i tufës. Besoj shumë që pranvera do jetë pa koronavirusin dhe pa disa viruse të tjera”, tha ai.

Lidhur me menaxhimin e pandemisë, Allkja përsëriti kritikat e tij.

“Në fillim fare u la jashtë lufte mjeku i familjes, që është mjeku i bazës, kontakti i parë i çdo të sëmuri. Jo vetëm që u la jashtë por u centralizua marrja e informacionit, dhënie e informacionit, u centralizua reagimi. kush kishte shqetësime duhet të fliste me 127 jo me mjekun e familjes. E kuptuan këtë gafë dhe në prill futën në lojë dhe mjekun e familjes. Ka shumë gjëra që për mua janë bërë gabim dhe duhet të ishin bërë më mirë. Kjo nuk bëhej me skuadër partizanësh por profesionistësh. Skuadër partizanësh, mjekët e zgjedhur me preferenca partiake. Unë jam mjek dhe iu kam shërbyer njësoj të gjithëve. Nuk kam dashur të di se kush është ky, cilës parti i përket. Ne i shërbejmë jetës, pacientit. Në daljet e mia për media për këtë kam folur për t’iu shërbyer më mirë njerëzve. Është më mirë 10 kritika se 10 të sëmurë më shumë. Një kritikë nuk e dëmton sistemin e shëndetësor, aspak. Përkundrazi unë kërkova më shumë siguri në punë dhe qeveria duhet të përgjigjej pozitivisht, nuk kishte pse të më linçonte publikisht. Të pyesim miq e të afërm, nëse dinë një kryeministër në glob që të ketë linçuar publikisht një mjek vetëm pse ka kërkuar siguri në punë”, deklaroi mjeku Allkja.

Sipas tij, rastet po vijnë në rënie, numri i infektimeve po vjen në rënie dhe unë kam besim të fortë që në pranverë pothuaj do jetë drejt finishit dhe nuk do kemi nevojë për vaksinë.

 

 

“Vaksina do të vijë atëherë kur nuk do na duhet më. E shoh larg arritjen e vaksinës. Pashë që para një jave filloi vaksinimin Greqia, Serbia, ndërkohë që asnjë km i këtyre vendeve nuk udhëtoi me tam-tam-e, kryeministri jonë i mëshon propagandës. Pikërisht se kam qenë kritik me propagandën qeverisëse jam sot i papunë”, tha ai.

Mesazhi i fundit i mjekut të urgjencës, i shkarkuar sot nga puna nga QSUT ishte për ata që firmosën largimin e tij, por dhe për shqiptarët.

“Unë nuk kam asgjë personale, i mëshiroj ata që kanë firmosur largimin tim nga puna. I uroj gjithë shqiptarëve një vit të mbarë dhe plot shëndet në ditët që do të vijnë”, tha ai.

Të këshilluara

Vaksina ruse Sputnik V arrin në Serbi

Vaksina ruse kundër koronavirusit Sputnik V arriti të mërkurën në Serbi. Kontingjenti i parë u dërgua në Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torla...

14:25

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI