Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

QSUT pushon nga puna mjekun që kritikoi menaxhimin e pandemisë

Lapsi.al 30 December 2020
QSUT pushon nga puna mjekun që kritikoi menaxhimin e pandemisë

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pushuar nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, i cili ka reaguar herë pas here publikisht për menaxhimin që po i bëhet situatës së pandemisë në vend.

Siç thuhet në letrën e firmosur nga drejtori i QSUT-së, Enkelejdi Joti, mjeku Allkja ka shkelur kodin etik të punonjësit, ndaj nuk mund të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror.

"Të lumtë z.kryeministër!

Ti ja dole të nënshtrosh elitën e këtij vendi në mënyrën më origjinale.

Jo si parardhësi yt, jo si Enver Hoxha i cili e internoi, burgosi dhe e pushkatoi !

Ti i vure në rresht para teje profesorët, e i detyrove të të duartrokasin.

Madje i mësove si të trajtojnë sëmundjet, të numërojnë, të klasifikojnë , të punojnë .

Të gjithë kemi parë kryeministren belge Sophie Wilmès e cila nuk u prit fare mirë nga mjekët e infermierët e spitalit Sain-Pierre në Bruksel.

Po kështu kryeministri italian Conte nuk guxon dot të shkojë në ndonjë spital të Italisë, pasi punonjësit e tij do ta kryqëzonin me kërkesa e kritika , dhe me dijeninë time, nga opinionet e kolegëve që punojnë andej, kjo do të ndodhte dhe në Francë e Gjermani .

Të lumtë zoti kryeministër, ti gjunjëzove ata që ne, mjekët e bazës, presim të na udhëheqin në profesion, mgjths asnjëri prej tyre nuk ka publikuar ndonjë artikull për SARS-COV-2 në ndonjë revistë botërore profesionistësh.

Sinqerisht, e prisja angazhimin e tyre në shkencë, dhe bojkotimin e propagandës tënde , por nuk ndodhi.

Unë të jam personalisht mirënjohës z. Kryeministër që nuk i detyrove të bien nê gjunjë në asfalt para teje!

(Nuk je aq mizor sa përflitesh !)", shkruan mjeku Allkja në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI