Flash

PD: Rama inaguron shkollën, por rruga që të çon aty është e përmbytur

Lapsi.al 31 December 2020
PD: Rama inaguron shkollën, por rruga që të çon aty

Partia Demokratike ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me vizitën e kryeministrit Rama në zonën e Sukthit.

“Pak minuta më parë, Edi Rama ishte në Sukth për inaugurimin e shkollë “Njazi Mastori”. Ai do të japë shfaqjen e radhës së propagandës dhe do të fshehë realitetin 100 metra larg shkollës.

Rruga që të çon tek shkolla është totalisht e përmbytur. Rama kaloi me fuoristradë për të shkuar tek shkolla.

Sa herë bie shi, del në pah dështimi i Edi Ramës për t’u siguruar qytetarëve kushtet minimale të jetesës. Edi Rama është një dështim. Ai ka 7 vjet që vetëm dështon me shqiptarët dhe do të vazhdojë vetëm të dështojë, prandaj duhet të largohet nga detyra që mban.

 

 

Kupa është mbushur. Partia Demokratike me Lulzim Bashën do t’i kthejë shpresën dhe do t’i sjellë vendit një të ardhme të mbarë”, thuhet në reagimin e PD.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI