Flash

Merkel: Viti im i fundit në detyrë ishte më i vështiri

Lapsi.al 31 December 2020
Merkel: Viti im i fundit në detyrë ishte më i vështiri

Në fjalimin e saj të Vitit të Ri drejtuar kombit gjerman, kancelarja Angela Merkel tha se viti 2020 ishte më i vështiri gjatë udhëheqjes së saj 15-vjeçare. Megjithatë sipas saj, fillimi i vaksinimeve kundër COVID-19 e bën vitin 2021 një vit shprese. Merkel tha se ajo do të vaksinohej kur vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme.

“Më lejoni t’ju them diçka personale në përfundim: brenda nëntë muajsh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe unë nuk do të kandidoj përsëri”, ka thënë Merkel. Ajo shtoi: “Unë mendoj se nuk po e ekzagjeroj kur them se: asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk kemi mbyllur një vit më kaq probleme dhe shqetësime, por kemi shpresa për  vitin e ri që po vjen”.

Mandati i katërt dhe i fundit i Merkel u shënua nga pakënaqësia brenda konservatorëve pas humbjeve në zgjedhjet rajonale të cilat shumë fajësuan vendimin e saj për të mirëpritur më shumë se një milion azilkërkues në 2015.

Të këshilluara

Vrasja në "Astir", publikohet foto e autorit

Dy motrat viktima të krimit makabër gjatë paradites së sotme në kryeqytet janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Autori, i identifikuar si Përparim Ademi ësht...

12:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI