Flash

Arrestohen tre persona në Durrës

Lapsi.al 25 December 2020
Arrestohen tre persona në Durrës

Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, ku gjatë aksionit të fundit ka arrestuar tre persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale ndaluan shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. N., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shën Vlash, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

 

 

F. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme". njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI