Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vizitoi sot familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, që u vra nga një efektiv policie. I shoqëruar nga kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Muhamet Rrumbullaku, Çuçi është takuar me familjarët e Klodian Rashës.
Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy vizita në familjen Rasha dhe gjithashtu ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas dorëheqjes nga detyra e tij.