Flash

“E bëre policinë si ushtri”/ Lleshaj nuk përmbahet: Marrëzi dhe idiotësi

Lapsi.al 15 December 2020
“E bëre policinë si ushtri”/ Lleshaj nuk përmbahet:

Një nga akuzat që i janë bërë shpesh Sandër Lleshajt është se si ministër i Brendshëm i ka dhënë frymë ushtarake Policisë së Shtetit. Jo vetëm për shkak të disa metodave të ashpra të përdorimit gjatë protestave të opozitës, por edhe për tentativat që bëri për të futur në rangjet e larta të uniformave blu zyrtarë të ushtrisë. Nëse në emisionin “Real Story” ai mbajti një ton të qetë, përmendja e kësaj akuze ishte e vetmja që e detyroi të ndryshojë qëndrim.

“Nëse ka një çështje për të cilën nuk gjen fjalë, është kjo akuzë e bërë nga disa persona, për të cilën nuk gjej asnjë definicion brenda etikës. Thënia që; ka futur frymën ushtarake në Policinë e Shtetit më duket në kufijtë e marrëzisë si argument. Është marrëzi që motërzohet me idiotësinë. Pse?! Të thuhet se ministri paska bacgraund ushtarak dhe na kërcënoka, etj!

Ushtarakët janë qytetarë të barabartë të këtij vendi. A kanë të drejtë ushtarakët të zgjidhen pasi të lënë uniformën, po! E kam bërë dy herë, pasi jam liruar dy herë. Ata kanë të drejtë të zgjidhen, ushtarakët, mund të bëhen dhe ministra, kryeministra, e presidente.

Këta se militarizojnë qeverinë. Nëse vjen një veteriner në krye të Ministrisë së Brendshme çfarë natyre do i jap ministrisë së Brendshme?! Apo një doktor?! Do i trajtojë si pacientë, apo si viruse! Kushdo që të vijë në postin e ministrit të Brendshëm do të vijë nga një profesion i caktuar”, - tha Lleshaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI