Flash

FRPD në marshim-protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Qeveri e krimit

Lapsi.al 9 December 2020
FRPD në marshim-protestë për vrasjen e Klodian Rashës:

Të rinjtë e FRPD-së kanë zhvilluar një marshim – protestë nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, e duke shtuar se kjo është qeveri e krimit.

Ju jeni vrasës. Drejtësi për Klodjanin. Jep dorëheqjen. Rama ik. Kjo është qeveri e krimit”, thanë demonstruesit.

"Në Amerikë, u vra një afro-afrikan dhe u protestua. Tani vritet shqiptari në derë të shtëpisë dhe kjo është turp. Kushdo që e ndjen veten shqiptar, të sensibilizohen me këtë protestë dhe jo vetëm, që të shikojnë nga vendi i tyre”, deklaroi një protestues.

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi sulmoi ashpër Edi Ramën e Sandër Lleshajn. tha se indinjata për rastin është e qartë. Ai shtoi se ndërkohë që shqiptarët vdesin rrugëve, Rama ka ikur në SHBA.

Rama ka ikur në Amerikë, ndërsa shqiptarët vdesin. Sandër Lleshaj është kriminel. Ai ka thënë se prapa sjelljes së policit është ai. Ky njeri që arrestoi artistët, ky plehrë, kush mban përgjegjësi për vrasjen e 25-vjeçarin?

Kjo që ka ndodhur dje është kriminale. Të bëhemi të gjithë bashkë për të reaguar. Kjo e keqe që na ka kapur për fyti duhet të mbarojë. Turp t’i vijë qeverisë, turp t’i vijë ministrit të Brendshëm dhe turp për kryeministrin, që nuk tha një fjalë për rastin”, deklaroi Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI