Flash

Aksident në Vlorë/ Kamioni përplas sanitaren e spitalit, 60-vjeçarja i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale

Lapsi.al 9 December 2020
Aksident në Vlorë/ Kamioni përplas sanitaren e spitalit,

Një 60-vjeçare nga Vlora ka mbetur e plagosur pasi është përplasur nga një kamion. Sipas informacioneve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 minuta pranë spitalit rajonal, ku gruaja punonte si sanitare.

Mësohet se 60-vjeçarja Novruze Bregaj ishte duke kaluar rrugën, por është përplasur nga kamioni.

Ajo është dërguar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Gruaja  ka marrë disa dëmtime në trup, por kryesisht plagët më të rënda i ka marrë në  këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"Rreth ores 10:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në afërsi të spitalit Vlorë, një kamion, me drejtues mjeti shtetasin G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasen N. B., 60 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndërsa shtetasja e aksidentuar aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia e Vlorës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI