Flash

"Të braktisur përballë krizës"/ Basha takon bizneset në Lezhë: Qytetarët duhet ta kenë qeverinë në krah

Lapsi.al 3 December 2020
"Të braktisur përballë krizës"/ Basha takon

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar gjatë ditës së sotme bizneset në Lezhë me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon vendi. Basha u ndal në disa biznese për të folur për situatën me të cilën po përballeshin në këtë kohë krize shëndetësore dhe ekonomike. Nëpër dyqane pronarët tregojnë vetëm blerjet me lista, pasi njerëzit nuk kanë lekë të blejnë as ushqimet e shportës.

“Jemi të lodhur. Këtë dyqanin e kam me qera. Plus taksat e shtetit që dhe ata duhet më i la, të gjitha bashkë. Edhe klientët që vijnë me ble ato vijnë të shkretët që s’kanë mundësi me ble, i marrin edhe borxh se s’kanë mundësi. I kam me lista. Të gjitha taksat duhet me pagujt edhe qiranë. Me jetu, me ngrënë një copë bukë se asgjë tjetër nuk ka”, - thotë pronarja e një bznesi të vogël.

Në një tjetër dyqan, kryetari Basha gjen po të njejtën situatë, ku xhiroja ka rënë dhe njerëzit blejnë gjithnjë e më pak. Kryetari demokrat premtoi se qeveria e ardhshme do ta ndryshojë situatën, dhe qytetarët dhe bizneset do të kenë qeverinë në krah.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI