Flash

Spiropali: Buxheti nuk është "sofra e Sudes"

Lapsi.al 3 December 2020
Spiropali: Buxheti nuk është "sofra e Sudes"

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali iu kundërpërgjigj akuzave të deputetes Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit në lidhje me buxhetin e shtetit të akorduar për pandeminë.

Duke iu përgjigjur propozimit të Hajdarit që të jepet dhe një tjetër paketë ndihme për qytetarët në nevojë dhe bizneset e vogla, për shkak të krizës nga pandemia, Spiropali tha se buxheti nuk është "Sofra e Sudes".

 “Historia e borxhit që u përmend nga zona Hajdari dhe zoti Gjoni është një histori që nuk qëndron dhe nuk ka lidhje me faktet. Nga njëra anë pretendojnë se ne ta bëjmë detin kos, zonja Hajdari. Që të rrisim ndihmën dhe të vijojmë mbështetjen e biznesit sikur buxheti të ishte ‘sofra’ e Sudës. Po se si bëhen bashkë këto të dyja, vetëm këta të dy e dinë. Borxhi është nën kontroll. Përballja që qeveritë kanë pasur ndaj kësaj fatkeqësie, borxhi nuk është jashtë kontrollit, ne kemi ruajtur parametrat e riskut. Kemi vijuar dhe me rindërtimin. Janë momente kyçe, ku qeveria po vijon mbështetjen. Projekti i rindërtimit është projekti më i madh në këto 30 vite sa i takon infrastrukturës. Meqë duan një bilanc, e ftoj zotin Murrizi që të shoh se ku po shkojnë këto para. Meqë ka qëndruar në atë parti, Atij i duken se këto para të buxhetit janë ato gafat e Bashës që hyjnë e dalin dhe s’kanë asnjë pasojë. 4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti dhe 2 mijë apartamente në Durrësë. Marrëveshja me Emiratet parashikon 2 mijë apartamente në Spitallë. Këto janë para të buxhetit, që iu jepen familjeve që mos të lënën askënd jashtë. S’punojnë 3-4 kompani, siç thuhet rëndom sa për të kaluar radhën dhe për të kapur ndonjë votë. Janë disa kompani që punësojnë shumë qytetarë. Ka shpërndarje të buxhetit. Më e mira është përpara nesh”, tha Spiropali.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI