"Ajo që ne kemi shkruar është që zoti Mërtiri është i lidhur me dy përfituesit zyrtar të koncesioneve, Stela Guballi, që është bashkëjetuesja e tij dhe zoti Klodian Zoto, pra që është një ortak i hershëm i zotit Mërtiri.
Sa i përket kontratës më të madhe që është inceneratori i Tiranës, ne e dimë që ka pasur një mungesë totale transparence si nga autoritetet shtetërore dhe nga vetë kompania, kur janë pyetur se kush janë pronarët. Kjo kompani përfiton shumë para nga buxheti i shteti, është kontrata më e madhe në trajtimin e mbetjeve urbane. Pronarët e kësaj kompanie mbahen të fshehur”, tha ajo. "Ne besojmë që zoti Mërtiri është i përfshirë edhe në operimin e inceneratorit të Tiranës, përmes një grupi njerëzit që punon edhe në inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit", shtoi znj.Bogdani më tej. Sipas saj, shkrimi është i bazuar në fakte dhe se janë të gatshëm të përballen në gjykatë me biznesmenin. "Të themi që shkrimi ka qenë i bazuar në çdo resht të tij në dokumente zyrtare të marra në mënyrë ligjore nga institucionet shtetërore. Ka pasur hetime të prokurorisë më parë, për punë të tjera publike të zotit Mërtiri ka pasur raporte të KLSH, ku ne jemi bazuar për probleme që këto kontrata kanë pasur. Ne besojë që gjithë shkrimi është i bazuar në fakte zyrtare dhe në burime njerëzore. Ne i qëndrojmë shkrimit dhe jemi të gatshëm të përballemi në gjykatë", tha ajo.