Flash

Shqipëri e dyta në botë për kërkesat për azil, në shtator shtohen aplikimet

Lapsi.al 27 November 2020
Shqipëri e dyta në botë për kërkesat për azil,

Kërkesat për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian e të tjera europiane u rritën ndjeshëm në shtator, duke arritur në nivelin më të lartë që nga shkurti, përpara se të nisnin kufizimet e udhëtimit të shkaktuara nga Covid-19. Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), aplikimet totale për azil arritën në 655, me një rritje prej 62% në krahasim me gushtin, duke u përmendur dhe nga EASO si një nga shtetet me rritjen më të lartë mujore në përqindje. Nga aplikimet totale të shtatorit, 63% ishin të reja, ndërsa bie në sy dhe numri i lartë i riaplikimeve (238 gjithsej, ose 27% e totalit). Gjithsesi edhe numri i aplikimeve të reja ishte më i larti që nga fillimi i pandemisë, me shqiptarët që duket se po i gjejnë shtigjet për të ikur, edhe pse zyrtarisht nuk lejohet të udhëtojnë lirisht në BE, që prej marsit, për shkak të kufizimeve në udhëtime nga Covid-19.

Për 9-mujorin, aplikimet për azil arritën gjithsej në gati 5 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë rënë me 72%, për shkak të situatës së krijuar në mbarë botën nga pandemia e koronavirusit, çka ka bërë që shtetet e Bashkimit Europian të kufizojnë hyrjet e shtetasve jo të BE-së.

E dyta në botë, në raport me popullsinë

Ndonëse në rënie në raport me vitin e kaluar, aplikimet për azil nga shqiptarët vijojnë të mbeten më të lartat në rajon. Në shtator, kishte 238 aplikime nga Kosova, nga Serbia 2012, nga Bosnja 141 nga Maqedonia e Veriut 79 dhe nga mali i Zi vetëm 10.

Në raport me popullsitë përkatëse, Shqipëria vijon të mbetet e dyta në botë në aplikimet për azil në shtator, me 23 aplikime për 100 mijë banorë, pas Sirisë, që ka 37 aplikime për 100 mijë banorë. Pas Shqipërisë renditet Gjeorgjia, me 20 aplikime për 100 mijë banorë. Më pas vjen Afganistani (13.2), ndërsa renditja vazhdon me Kosovën, që është e dyta në Ballkan me tendencën më të lartë për të ikur në BE. Ndonëse shqiptarët vijojnë të ngulin këmbë, duke kërkuar azil në BE, ata kanë refuzime shumë të larta. Sipas EASO, gati 99% e vendimeve në shtator, ishin negative.

Aplikimet për azil në BE

Bllokimet e pjesshme, ndalimet e udhëtimit dhe masa të tjera parandaluese shëndetësore vazhdojnë të zvogëlojnë lëvizjen e azilkërkuesve në përgjithësi dhe nivelin e aplikimeve për azil në BE+, shkruan EASO. Në shtator kishte pothuajse 42 800 aplikime për azil, me rritje 7% nga gushti, por në përgjithësi, aplikimet mujore mbetën në afërsisht dy të tretat e niveleve para-COVID-19 (Janar dhe Shkurt).

Sirianët, Afganët, Kolumbianët, Venezuelasit dhe Pakistanezët paraqitën më së shumti aplikime (pak më shumë se dy të pestat e të gjitha aplikacioneve në BE +). Midis 30 shtetësive me më shumë kërkesa, kolumbianët dhe peruanët ishin të vetmit që kërkuan azil kohët e fundit më shpesh sesa në vitin 2019. Përqindja e riaplikimeve (11%) ishte edhe më e lartë se para shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Pak më shumë se 48,000 vendime të shkallës së parë u lëshuan në shtator në BE +, një rritje prej 11% krahasuar me gushtin e vitit 2020. Kolumbianët, Sirianët, Venezuelasit, Afganët dhe Irakenët morën më shumë vendime dhe më shumë se në gusht 2020./ Monitor

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Situata metereologjike në vendin tonë sipas Meteroalb, parashikohet me kthjellime dhe vranësira të lehta që do të mbizotërojnë pjesën më të madhe të vendit tonë...

07:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI