Flash

Kosovë/ 775 raste të reja me COVID-19 dhe 15 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Lapsi.al 26 November 2020
Kosovë/ 775 raste të reja me COVID-19 dhe 15 të vdekur gjatë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njoftoi të enjten se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 775 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan Rel.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 1.903 mostrave. IKSHPK po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 553 pacientë, duke çuar në total 22. 690 numrin e të shëruarve.

Që prej 13 marsit – kur u paraqitën rastet e para me koronavirus – në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste me COVID-19.

Prej tyre 963 pacientë kanë vdekur. Raste aktive janë 13.375.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI