Flash

Deputeti kërkon rezolutë për dënimin e genocidit serb/ Socialistët e nxjerrin jashtë nga kuvendi

Lapsi.al 26 November 2020
Deputeti kërkon rezolutë për dënimin e genocidit serb/

Shumica socialiste ka miratuar sot një komision parlamentar për pastrimin e akuzave qe e e akuzojnë UÇK-në se ka bërë krime gjatë luftës në territorin e Shqipërisë. Por nga ana tjetër ata kanë hedhur poshtë nismën e një deputeti të opozitës së re, për të futur në rendin e ditës një rezolutë që dënon genocidin serb në Kosovë. Kërkesa e depozituar nga deputeti Erion Piciri për një pikë në rendin e ditës për diskutim mbi rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk u pranua por atij nuk iu dha fjala as fjala. Pasi picir insistoi dhe u përjashtua nga seanca plenare me vendim të nënkryetares Vasilika Hysi, që drejtonte sot Kuvendin.

Kjo nisëm e këtij deputeti me bindje të djathta, ka revoltuar shumë aktivistët e majtë të lëvizjes vetëvendosje në Tiranë.  "Ne s'kkemi për ta lejuar që kjo çështje kombëtare të mbyllet me kaq..." ka deklaruar kreu i tyre Bojken Abazi. VV kishte kërkuar që më parë që në vend të komisioneve propagandistike, shoku i Vuçiçit, Rama të bënte me partinë e tij shumicë në kuvend një rezolutë për dënimin e genocidit serb. Kjo kërkesë, jo vetëm që mbeti pa përgjigje por deputeti që insistoi për të u përjashtua nga kuvendi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI