Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Raporti i Dick Martyt/ PS dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Lapsi.al 25 November 2020
Raporti i Dick Martyt/ PS dorëzon në Kuvend kërkesën

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka dorëzuar Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin dhe pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë.

Kërkesa për ngritje e Komisionit të Posaçëm hetimor është firmosur nga 18 deputetë të mazhorancës

Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend thuhet se Komisioni do të hetojë edhe rolin e politikanëve apo partive politike shqiptarë në raportin e Dick Marty.

“Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati tre mujor.  Komisionit duhet t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike, sipas legjislacionit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar”,thuhet në kërkesën e PS dorëzuar Kuvendit.

Në fund të kërkesës thuhet se Komisioni i Posacëm i Kuvendit duhet që në përfundim të punës sipas objektit dhe raportit të miratuar përmbledhës të hartojë një projekt rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI