Flash

VIDEO/ Zbulohet një bllok i çuditshëm metali në mes të shkretëtirës

Lapsi.al 24 November 2020
VIDEO/ Zbulohet një bllok i çuditshëm metali në mes

Një monolit i çuditshëm prej metali është zbuluar në shkretëtirën e Utah në SHBA nga ekuipazhi i një helikopteri duke i lënë të hutuara autoritetet lokale. Anëtarët e zbulimit "të pazakontë" e panë atë teksa numëronin dhi të egra gjatë një fluturimi në një zonë të largët në juglindje të shtetit amerikan.

Ata thanë se struktura ishte e ngulur në tokë mes shkëmbinjve të kuq. Nuk ka asnjë tregues se kush e instaloi monolitin, i cili ishte i gjatë 3.6 metra i gjatë. Në një intervistë për kanalin lokal të lajmeve KSLTV, piloti i helikopterit, Bret Hutchings, tha se kjo ishte gjëja më e çuditshme që kishte parë në atë zonë gjatë gjithë viteve të tij të fluturimit. Hutchings tha se një biolog që numëronte dhi nga helikopteri ishte i pari që zbuloi strukturën nga qielli.

"Ai bërtiti "Ua, ua, ua, kthehu, kthehu!”. Unë vetëm e pyesja: “Çfarë?”. Ai më thoshte: Është akoma atje. Duhet të shkojmë ta shohim” - Hutchings. Ai tha se monoliti mund të jetë instaluar atje nga "ndonjë artist i rrymave të reja” ose ndonjë fans filmave me udhëtime në hapësirë dhe UFO.

Utah monolith: Helicopter crew discovers mysterious metal monolith deep in  the desert - CNN Style

Ai tha se autoritetet do të përcaktonin nëse "ka nevojë për të hetuar më tej". Sipas zyrtarëve “është e paligjshme të instalosh struktura ose art pa autorizim në toka publike të administruara në mënyrë federale, pa marrë parasysh nga cili planet vini”.

Metal monolith found by helicopter crew in Utah desert - BBC News

Departamenti nuk e ka vendndodhjen e saktë të monolitit, nga frika se kureshtarët mund të përpiqen ta gjajnë dhe bllokohen në shkretëtirë. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për instalimin e strukturës. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=LUFyGGU0cxo

https://www.youtube.com/watch?v=FU0i9VvPmoY

Të këshilluara

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Dy persona janë plagosur këtë të martë në Tiranë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtm...

13:54

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI