Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Haradinaj: Thaçi dhe Veseli ishin gati të më mbështesnin për President

Lapsi.al 24 November 2020
Haradinaj: Thaçi dhe Veseli ishin gati të më mbështesnin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po e shpreh tashmë hapur ambicien e tij për tu zgjedhur President i vendit.

Në një intervistë në RTK ai tha se ua kishte prezantuar kandidaturën e tij edhe Thaçit e Veselit, pak kohë para se atyre t’u konfirmohej aktakuza nga Gjykata Speciale. Madje, sipas Haradinajt ishin në përfundim të mbylljes së këtij procesi.

“Edhe atyre (Thaçit e Veselit), ua kam prezantuar kandidaturën time. Ne kemi pasur një përafrim në momentet e fundit. Realisht ka pasur një përafrim të madh. Realisht kemi qenë afër mbylljes së procesit”, - është shprehur Haradinaj.

Haradinaj tha se do të takohej me Veselin ditën që ai udhëtoi për në Hagë, por takimi nuk u realizua.

“Edhe partnerët qeveritarë nuk e kanë vështirë me ma dhanë votën për president. Çështja është se si të arrihet edhe një marrëveshje me PDK-në”, - shtoi Haradinaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI