Flash

Dështojnë 4900 biznese, kalojnë me status pasiv në 6 muajt e fundit

Lapsi.al 25 November 2020
Dështojnë 4900 biznese, kalojnë me status pasiv në 6 muajt e

Nga 1 maji deri më 31 tetor 2020, mbi 4900 biznese të vogla u mbyllën në vendin tonë. Krahasuar me vitin e mëparshëm kjo shifër është afro 34% më shumë. Bizneset më të goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemia janë në Vlorë dhe Shkodër.

Sa i përket Tiranës, gati 1600 subjekte kaluan në status pasiv për periudhën maj-tetor, me një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Durrësi, i cili përveç pandemisë u godit edhe nga tërmeti, kapi shifrën e 680 bizneseve të mbyllura. Në Vlorë, 520 biznese dështuan ndërsa në Shkodër 414 subjekte kaluan në status pasiv. Rritje e lartë e bizneseve të mbyllura është konstatuar dhe në Korçë (+58%), Sarandë (+54%), Kukës (+49%), Elbasan (+41%).

Siç raporton Monitor, mbyllja e aktivitetit u argumentua nga bizneset me rënie të xhiros nga Covid-19, detyrimeve fiskale, gjobat, anulim kontratash etj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb dita e sotme do të nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të dominojnë motin gjatë paradites. Mesdita dhe orët vijuese largojnë vra...

07:12

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI