Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

(VIDEO) Aksident tragjik në Thumanë, kamioni hyp sipër makinës dhe i merr jetën një gruaje

Lapsi.al 23 November 2020
(VIDEO) Aksident tragjik në Thumanë, kamioni hyp sipër

Një aksident me vdekje ndodhi sot në autostradën Fushë Krujë-Milot. Një grua humbi jetën, dy persona të tjerë janë plagosur rëndë.

Policia njofton në aksident janë përfshirë një kamion me një makinë tip ‘Opel’. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

"Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip ‘Trajler’ me një mjet tip ‘Opel’ dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeç (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip ‘Opel’) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital",- thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Trajler’ është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Po punohet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit. ©Lapsi.al

[video width="1964" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/IMG_1981.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI