Flash

Masakra në Laç/ Kreshnik Tusha merret i pandehur (Akuzat)

Lapsi.al 23 November 2020
Masakra në Laç/ Kreshnik Tusha merret i pandehur (Akuzat)

Kreshnik Tusha, personi i parë i arrestuar si i dyshuar në vrasjen e Bujar Likës dhe biznesmenit Paulin Gjergji (Markaj) në maj të këtij viti në një lokal në Kurbin, është marrë i pandehur dhe dosja penale kundër tij i ka kaluar për gjykim Gjykatës.

Prokuroria e Kurbinit ka mbyllur hetimet dhe akuzat e ngritura ndaj 21-vjeçarit janë “Mbajtja pa leje të armëve të zjarrit” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Mbrëmjen e datës 30 maj, kohë kur ndodhi masakra brenda lokalit në autostradën Milot-Mamurras, Kreshnik Tusha u paraqit në urgjencën e Laçit i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Një ditë më vonë ai u prangos nga Policia si i përfshirë në ekzekutimin e Paulin Gjergjit e Bujar Likës, ndërsa dëshmitë e tij kanë qenë kontradiktore. Ai ka deklaruar se i kishin bërë atentat, duke e qëlluar me pistoletë teksa po hynte në banesën e tij, por blutë kanë gjetur 4 gëzhoja automatiku në rrugicën e shtëpisë së tij. Pas zbardhjes së ngjarjes së 30 majit dhe arrestimit të autorit kryesor, Eduart Lamajt, 21-vjeçari Kreshnik Tusha u la i lirë nga Gjykata e Kurbinit, pasi kishte mungesë provash që e implikonin në këtë ngjare. Por, një muaj më pas Tusha u arrestua sërish, pasi Gjykata e Apelit Tiranë vendosi ricaktimin e masës së “Arrest në burg” për Tushën, pasi pozicioni i tij në masakrën me dy të vrarë ka qenë shumë i dyshimtë.

21-vjeçarit i kanë dalë elementë kimikë baruti në duar, duke sjellë dhe ngritjen e dyshimeve se Tusha në 30 maj ka përdorur një armë zjarri. Një ndër faktorët kryesorë që kthyen Tushën në burg, sipas vendimit të Gjykatës, ishte dëshmia e tij kontradiktore për ngjarjen e ndodhur në datën 30 maj 2020, por ai ka mohuar në vazhdimësi që të jetë pjesë e grupit që ekzekutuan dy personat. Tashmë mbeten për t’u parë provat që do të paraqesë Prokuroria për të provuar akuzat e ngritura ndaj të riut dhe vendimin që do të marrë Gjykata e Kurbinit.

Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, vijojnë, ku për këtë çështje janë identifikuar dhe arrestuar, Eduard Lamaj e Ilir Xhepaj. Në kërkim vijojnë të jenë Elson (Oltion) Alija (Vlashi) si dhe Klaudio Perkola. Identifikimi i autorëve erdhi pasi Eduart Lamaj u paraqit për t’u mjekuar disa ditë pas ngjarjes në një spital privat në Tiranë, pasi mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në momentin kur ndodhi ngjarja.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI