Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Komiteti Teknik merr vendimin çdo të ndodhë me universitetet

Lapsi.al 23 November 2020
Komiteti Teknik merr vendimin çdo të ndodhë me universitetet

Universitetet duhet të vazhdojnë mësimin online. Ky vendim i marrë nga Komiteti Teknik i Eskpertëve u lajmërua sot para kamerave. Sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, vendimi është marrë për shkak të përkeqësimit të situatës.

“Komiteti Mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online. Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë është se beteja me covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve." - u shpreh Rakacolli.

Mbyllja e parashikuar ishte deri më 2 dhjetor, por sipas komitetit teknik, mësimi do të vazhdojë online deri në një vlerësim tjetër të situatës.

Kujtojmë se mbyllja e universiteteve shkaktoi zemërim të madh tek studentët, të cilët kishin bërë shpenzimet e nevojshme për semestrin dhe se mbyllja e dyerve të universiteteve i gjeti fare të papërgatitur. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI