Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

VIDEO/ Veliaj sfidon rregullat e pandemisë, koncert në shesh për ndezjen e pemës

Lapsi.al 22 November 2020
VIDEO/ Veliaj sfidon rregullat e pandemisë, koncert në shesh për

Rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të mos lejuar aktivitete politike apo grumbullime të më shumë se 10 personave duket se i ngjajnë tashmë “Fermës së kafshëve” të Oruellit. Vetëm atje rregullat nuk janë njëlloj për të gjithë.

Fillimisht ishte ministrja e arsimit Evis Kushi, më pas deputetë të ndryshëm të PS-së publikonin takime elektorale në Facebook dhe se fundmi listës i shtohet edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mbrëmjen e së dielës ai ka ndezur dritat e pemës së Vitit të Ri në sheshin Skënderbej, por nuk mund t’i rezistonte dëshirës për tu shfaqur sërish.

Veliaj e përcolli mesazhin me një video nga zyra, por në shesh u mbajt një koncert ku këndonin fëmijë. Nuk munguan edhe në këtë rast grumbullimet përpara podiumit. Veliaj thotë se në skenë ishin vetëm 10 fëmijë, por për t’i ndjekur ata dukshëm u mblodhën edhe më shumë.

Policia e shtetit që thotë se vëzhgon kush feston ditëlindjen dhe publikon foto në Facebook ka një rast për të hetuar, edhe pse nuk pritet të ketë gjoba. Më poshtë disa vido që “i shpëtuan” regjisë qendrore të Bashkisë. ©LAPSI.al   

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-22-at-19.54.03-2.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-22-at-19.54.03-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/11/WhatsApp-Video-2020-11-22-at-19.54.03.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI