Flash

Ndërsa Covid-19 zbutet, italianët kërkojnë drejtësi

Lapsi.al 22 November 2020
Ndërsa Covid-19 zbutet, italianët kërkojnë drejtësi

Pandemia do të shndërrohet në një gjyq të madh kolektiv - paralajmëron gazetari italian Nicola Mirenzi. Kur italia po bëhej gati të dilte nga karantina në fund të prillit, ankesat dhe denoncimet për raste të mosveprimit dhe keqmenaxhimit të emergjencës shëndetësore nga autoritetet ishin bërë kapicë në zyrat e prokurorëve. Politikanët në parlamentet lokale akuzojnë administratat rajonale për përkeqësimin e situatës së përhapjes së infeksionit. Qytetarët janë organizuar në rrjetet sociale për të bërë publike rastet e të afërmve që kanë humbur jetën nga trajtimi i gabuar në spitale.

Për pasojë, prokurorët kanë nisur një hetim për të zbuluar nëse gabimet e bëra nga autoritetet kanë kontribuar apo kanë shkaktuar pirgjet e të vdekurve në Itali. Avokatët kanë bërë publike paketat e këshillimit dhe shërbimit për familjarët e viktimave. Por shumë italianë të zemëruar po kërkojnë që autoritetet të mbahen përgjegjës për neglizhencë dhe mostrajtim në kohë të të sëmurëve.

Në pyetje u mor për tre orë rresht edhe Kryeministri italian Giuseppe Conte, si dhe ministrat italianë të shëndetësisë dhe ai i brendshëm. Prokurorët që udhëtuam nga Bergamo në Romë për të zhvilluar intervistat thanë se zyrtarët më të lartë të qeverisë u morën në pyetje si dëshmitarë, jo si të dyshuar. Një numër analistësh parashikojnë hapjen e çështjeve gjyqësore ndërsa familjet e viktimave organizohen nëpërmjet grupeve në Facebook dhe prokurorët lëshojnë akuza për vrasje të ndodhura nëpër azile.

Por hetimet për dështimin e qeverive në menaxhimin e krizës shëndetësore nuk duket se janë tabu edhe në vende të tjera të Europës. Në një lëvizje të pazakontë, policia franceze mësyu muajin e kaluar shtëpitë e Ministrit të Shëndetësisë, Drejtorit të Shëndetit Publik dhe ish-Kryeministrit si pjesë e një hetimi nga Gjykata e Drejtësisë.

Hetimi ishte hapur nga kryeprokurori i Parisit, Remy Heitz, që në fillim të qershorit 2020, pasi dhjetëra ankesa nga individë dhe sindikata kishin mbërritur në zyrën e tij. Veprat për të cilat po heton Prokuroria e Parisit përfshijnë rrezikimin e jetës së të tjerëve, homicid të paqëllimshëm, dështim për të ndihmuar ata që janë në rrezik dhe mosveprim i vullnetshëm në luftën kundër kërcënimit.

Zyra e Prokurorit ka marrë më shumë se 60 ankesa, që përfshijnë dyshime se autoritetet dështuan të implementojnë masat mbrojtëse kundër virusit në vendet e punës dhe të kryejnë testime masive.

Mbajtja e përgjegjësisë ligjore për pasojat e pandemisë nuk duket se po u kërkohet vetëm autoriteteve lokale e kombëtare. Qeveri, sipërmarrje dhe individë po padisin edhe shtete të huaja që ata mendojnë se kanë rol në dëmin që u është shkaktuar veprimtarive të tyre ekonomike e shoqërore. Në ShBA, shteti i Mizurit ka ngritur padi kundër qeverisë kineze me argumentin se reagimi i saj ndaj shpërthimit të sëmundjes në qytetin e Wuhanit kishte shkaktuar pasoja të rënda ekonomike për Mizurin.

Ndërkaq, një hotel në Dolomites ka dorëzuar një thirrje në gjykatën italiane duke kërkuar kompensim nga Ministria kineze e Shëndetësisë për humbjet që i ka shkaktuar këtij biznesi shpërthimi i pandemisë. Mbyllja e papritur u ka shkaktuar dëme të pallogaritshme shumicës së bizneseve dhe shumë njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës.

New York Times, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore do të kemi edhe reshje bore....

10:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI