Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Thirrja e mjekut: Ju lutem hapni Covid 4 qoftë edhe me infermiere për oksigjenimin e pacientëve

Lapsi.al 22 November 2020
Thirrja e mjekut: Ju lutem hapni Covid 4 qoftë edhe me infermiere për

Mjeku i Urgjencës, Dritan Kociaj thotë se spitali Covid duhet të hapet urgjentisht pasi shtretërit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i shndërruar në spital Covid, janë të zënë.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, ai shkruan rreth orës 03:00 të mëngjesit se po pret prej më shumë se 3 orësh me një pacient brenda ambulancës.

“Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te ulëta”- shkruan ai.

Postimi i plotë i mjekut Dritan Kociaj:

Thirrje publike.

Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi.

Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente.

Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione  nuk ka.

Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje.

Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy.

Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.

Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato.

Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone.

Po kolapsohet sistemi.

Cdo jete vlen.

Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.

Dritan Kociaj mjek.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore do të kemi edhe reshje bore....

10:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI