Flash

Rama i përgjigjet Bashës: Fotot nga morgu i spitaleve nuk janë njerëzore

Lapsi.al 21 November 2020
Rama i përgjigjet Bashës: Fotot nga morgu i spitaleve nuk janë

Kryeministri Edi Ramau përgjigj sot ndaj akuzave të kryedemokratit Basha, për fshehjen e numrit të viktimave nga virusi COVID-19.

Rama e cilësoi çnjerëzore publikimin e fotove nga morgu, duke e akuzuar opozitën për kalimin e çdo limiti të demokracisë.

“Kam përgjegjësinë e jashtëzakonshme të jem në krye të vendit, në kohën e një sprove të jashtëzakonshme, që është e përbotshme prej 9 muajsh e po sfidon të gjitha shtetet, për shkencën, mjekësinë, politikën, qeverisjen, mediat sigurisht. Është sprovë për karakterin e kombeve. Këtë sprovë ne shqiptarët, ashtu si edhe tërmetin nuk e kemi zgjedhur. Askush nuk mund të fajësohet nëse vendi goditet nga një tërmet apo pandemi. Por mënyra e reagimit, po. Virusi godet nga pak, pasojat na sprovojnë përditë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë. Jam krenar për se si ne, si popull kemi reaguar për të dyja rastet, e që njerëzit janë bashkuar qoftë për të ndihmuar të varfrit gjatë tërmetit, qoftë për të zbatuar masat e pandemisë.

Jam i keq ardhur që kjo dalje ime sot u provokua nga krejt e kundërta e virtyteve të shqiptarëve, teksa shumica e këtij populli bën më të mirën e vetë, një pakicë e zhurmshme rri mënjanë shan, akuzon e gjuan me gurë.

Nuk jam këtu për tu ankuar për baltën dhe pështymat që marr përditë nga pakica, se mua përsonalisht të sharat më bëjnë më të fortë, më japin energji të udhëheq betejat në çdo fushë!

Por, ka ndryshim të madh si dita e nata mes kritikave dhe sharjeve e fyerje. Këto të fundit më ndezin shumëkush e quan arrogancë, ndoshta, por do ta quaj pasion të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë.

Që të kemi opinion ndryshe kjo është demokraci, por të shash e të shpifësh nuk është lulzim demokracie. Ne nuk mund të ndahemi me numrin e të vdekurve, të bëjmë politikë me inskenime fotosh nga morgu i spitaleve. Kjo nuk është njerëzore, nuk mundet që deri tek Presidenti e opozita të kenë komitete alternative", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI