Flash

“Nuk do të ketë krishtlindje normale”, paralajmërohet mbyllja e Kanadasë

Lapsi.al 21 November 2020
“Nuk do të ketë krishtlindje normale”, paralajmërohet

Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se sistemi spitalor i Kanadasë mund të mbingarkohet nga një katërfishim i mundshëm i rasteve të reja me COVID-19 deri në fund të vitit ndërsa qyteti i tij më i madh Toronto po përgatitet për një tjetër mbyllje.

Një valë e dytë e koronavirusit është përhapur në të gjithë vendin, duke detyruar 10 nga provincat të vendosin përsëri kufizimet.

Rastet kanë shënuar rritje eksponenciale dhe autoritet kanë ngritur shqetësimin se njerëzit po tregohen të pakujdesshëm në lidhje me marrjen e masave të duhura. “Nuk do të ketë krishtlindje normale”, citohet të ketë thënë Trudeau.

Ndërkohë, shefja e kabinetit të shëndetësisë Theresa Tam ka deklaruar se skenari më i keq, një rritje deri në 60,000 e rasteve ditore, pritet të ndodhë nëse njerëzit nuk do të respektojnë masat.

Po sipas Reuters, zyrtarët parashikojnë që deri më 30 nëntor numri i përgjithshëm i viktimave mund të shkojë 11,870 deri në 12,120, me rastet e përgjithshme midis 366,500 dhe 378,600.

Kanadaja ka regjistruar deri më tani 315,751 raste dhe 11,265 viktima.

Ndërsa të premten, një zyrtar federal tha që Kanadaja do të blejë 6 milionë doza të vaksinave Pfizer dhe Moderna deri më 31 mars 2021.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI