Flash

807 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë, 14 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Lapsi.al 19 November 2020
807 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë, 14 viktima gjatë

Kosova ka shfaqur një rritje të shifrave nga COVID-19 në 24 orët e fundit. IKSHPK njofton se 14 viktima u shënuan së fundmi si dhe 807 raste të reja.

Në krahasim me dje, sot ka patur më shumë viktima e të infektuar nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 32.022 nga 125.792 persona të dyshimtë si të prekur nga virusi SARS-CoV-2 dhe 874 raste vdekjesh.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 677 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.024 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.124.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 349 raste, Podujevë 56 raste, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI