Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Kanadaja kalon 300 000 raste me COVID-19

Lapsi.al 17 November 2020
Kanadaja kalon 300 000 raste me COVID-19

Kanadaja, mes valës së dytë të pandemisë së COVID-19, kaloi pragun e 300 000 rasteve dhe 11 000 të vdekurve, sipas shifrave zyrtare.

Kanadaja ka regjistruar 301 332 infektime që prej fillimit të pandemisë në vend, në mes të marsit dhe 11 007 të vdekur, sipas shifrave të raportuara nga stacionet televizive Radio-Canada dhe CTV.

Një vend me 38 milionë banorë, Kanadasë iu desh më pak se një muaj për të kaluar nga 200 000 në 300 000 raste të kontaminuara me COVID-19, ndërsa u deshën tre muaj pas fillimit të pandemisë që ajo të kalonte pragun e 100 000 infektimeve.

Dy provincat më të populluara të vendit, Ontario dhe Kebeku, kishin përkatësisht më shumë se 95 000 dhe 125 000 raste, dhe secila regjistroi më shumë se një mijë në ditë.

 

 

Në Kebek, vala e dytë e epidemisë ka sjellë në pjesën më të madhe të provincës mbylljen e bareve, restoranteve, muzeve në kuadër të masave të miratuara së fundi nga Ontario.

Në javën e fundit, Kanadaja ka regjistruar çdo ditë rreth 4 348 raste të reja pozitive me koronavirus dhe 55 të vdekur, shifra në rritje që prej shatorit me ftohjen e motit.

Të këshilluara

Uragani Iota godet Amerikën Qendrore

Uragani Iota u ul nga kategoria 5 në 4 teksa drejtohet drejt Hondurasit duke kërcënuar të godasë zona të Vendit amerikano qendror, të shkatërruara nga një tjetë...

10:00

​Erdogan dërgon ushtrinë në Azerbajxhan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i kërkoi parlamentit sot leje për të dërguar ushtrinë në Azerbajxhan. Ushtria turke duhet të marrë pjesë në misionin v...

17:15

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI