Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Ish-krahu i djathtë i Trump për pandeminë: Vaksinimi i parë kundër COVID-19, mund të bëhet në fund të muajit dhjetor

Lapsi.al 16 November 2020
Ish-krahu i djathtë i Trump për pandeminë: Vaksinimi i parë

Kompania amerikane Moderna thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër Covid-19 është gati 95% efektive. Rezultatet janë të ngjashme me ato të kompanive Pfizer dhe BioNTech, të cilat ditë më parë njoftuan se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektiv në fazën finale, në të cilën janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

Ndërkohë, Dr. Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjes infektive tha se vaksinimet mund të fillojnë muajin tjetër, në muajin dhjetor.

Moderna planifikon të aplikojë në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e vaksinës pasi të grumbullojë më shumë të dhëna sigurie më vonë këtë muaj, shkruan CNN.

Fillimisht, nuk do të ketë vaksinë të mjaftueshme për të gjithë. Grupet me përparësi më të lartë – që përfshijnë punonjës të kujdesit shëndetësor, të moshuar dhe njerëz me kushte themelore mjekësore – do të marrin vaksinën së pari.

“Unë mendoj se të gjithë të tjerët do të fillojnë të vaksinohen nga fundi i prillit”, tha Fauci. “Dhe kjo do të ndodh në muajin maj, qershor, korrik. Do të duhen disa muaj për të bërë”, pohoi ai.

Të këshilluara

​Erdogan dërgon ushtrinë në Azerbajxhan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i kërkoi parlamentit sot leje për të dërguar ushtrinë në Azerbajxhan. Ushtria turke duhet të marrë pjesë në misionin v...

17:15

Ashpërsohen masat kundër Covid-19 në SHBA

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 11 milionë. Shumë shtete po fuqizojnë masat kundër pandemisë në përpjekje p...

11:42

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI