Flash

​Erdogan dërgon ushtrinë në Azerbajxhan

Lapsi.al 16 November 2020
​Erdogan dërgon ushtrinë në Azerbajxhan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan i kërkoi parlamentit sot leje për të dërguar ushtrinë në Azerbajxhan. Ushtria turke duhet të marrë pjesë në misionin vëzhgues të armëpushimit ruso-turk në Nagorno-Karabak. Trupat e dërguar nga Turqia, një vend që mbështet Azerbajxhanin, “do të marrin pjesë në aktivitetet e qendrës së koordinimit që do të krijohet me Rusinë” dhe “do të sigurojnë respektimin e armëpushimit”, thuhej në kërkesë. Ky autorizim i vendosjes së ushtrisë do të jetë i vlefshëm për një periudhë prej një viti dhe numri i ushtarëve të vendosur do të përcaktohet nga Erdogan.

Azerbajxhani dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje nën kujdesin e Rusisë javën e kaluar, e cila i dha fund konflikteve me javë në Nagorno-Karabak, një rajon i shkëputur i Azerbajxhanit. Në mënyrë që të monitorojë respektin për armëpushimin, Moska ka filluar vendosjen e “paqeruajtësve” të saj në ditët e fundit. Megjithëse Turqia nuk përmendet në marrëveshje, Ankara menjëherë njoftoi se trupat e saj do të merrnin pjesë në qendrën e koordinimit.

Të këshilluara

Ashpërsohen masat kundër Covid-19 në SHBA

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Shtetet e Bashkuara ka shkuar në mbi 11 milionë. Shumë shtete po fuqizojnë masat kundër pandemisë në përpjekje p...

11:42

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI