Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Protestat kundër Lukashenkos, mbi 1100 të arrestuar

Lapsi.al 16 November 2020
Protestat kundër Lukashenkos, mbi 1100 të arrestuar

Kanë kaluar disa muaj që nga fillimi i protestave kundër regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi, megjithatë qytetarët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre. Në protestën e së dielës, policia bjelloruse arrestoi më shumë se 1.100 njerëz. Kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë të njëjta, largimi i presidentit Lukashenko dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Grupi i të drejtave të njeriut Vyasna tha se shumica e arrestimeve u kryen në Minsk, ku forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra demonstrues. Arrestimet e djeshme shënuan një rekord sa i përket numrit në një ditë të vetme, ndërkohë që nga gushti mendohet të jenë arrestuar të paktën 25.000 persona, mes tyre edhe shumë gazetarë. Liderja e opozitës në mërgim, Svyatlana Tsikhanouskaya bëri thirrje për mbështetje ndërkombëtare për demonstruesit. Tsikhanouskaya  së bashku me shumicën e e liderëve të opozitës u detyruan të largohen nga Bjellorusia menjëherë pas zgjedhjeve të muajit gusht. Lukashenko, i cili ka drejtuar Bjellorusinë për 26 vjet, më 13 nëntor u zotua se nuk do ta dorëzojë pushtetin.

Të këshilluara

Francë/ 32 000 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 095 raste të reja me COVID -19 duke e çuar numrin total në 1 954 599 raste me koronavirusin e ri. Në një deklara...

13:03

Aleancat e Amerikës pas Trumpit

Aleatët e Amerikës duhet të mirëkuptohen nëse janë konfuzë, se ku po shkon politika e jashtme amerikane. E kush nuk është, duke pasur parasysh sjelljen e shkujd...

11:46

Nis eksodi i armenëve nga Nago-Karabak

Kjo e diel është afati kur Armenia duhej të fillojë dorëzimin e territorit të diskutueshëm Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshje paqeje që përfundoi gjashtë ...

11:45

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI