Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Trump nuk pranon humbjen: Zgjedhjet me postë janë një shaka e sëmurë, manipuluan votimet

Lapsi.al 15 November 2020
Trump nuk pranon humbjen: Zgjedhjet me postë janë një shaka e

Presidenti i SHBA, Donald Trump teksa kanë kaluar rreth 2 javë nga dita e zgjedhjeve vijon të mos pranojë rezultatin.

Trump thekson se Biden fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan dhe madje kundërshtarët patën sukses pa u kapur.

Ai madje thekson se Teksasin e fitoi me shumë më shumë vota, por ishte një kompani e radikalit të majtë me një reputacion të keq që paraqiste votën në tabelë.

Sërish ai i rikthehet debatit të votimit me postë që e quan një shaka të sëmurë.

Në zgjedhjet amerikane deri më tani në rast se konfirmohet përfundimisht edhe fitorja në Georgia ku u rinumëruan votat, Biden shkon në 306 vota elektorale kurse Trump ngelet në 232.

"Ai fitoi sepse Zgjedhjet u manipuluan. ASNJË vëzhgues të votave nuk iu lejua vota e paraqitur në tabelë nga një kompani private e Radikalit të Majtë, dominion, me një reputacion të keq dhe pajisje që nuk mund të kualifikoheshin as për Teksasin (të cilin unë e fitova me shumë!), Fake & Silent Media, & më shumë!

Të gjitha “pengesat” mekanike që ndodhën natën e zgjedhjeve ishin me të vërtetë ATA që u kapën duke u përpjekur të vidhnin votat. Ata patën shumë sukses, megjithatë, pa u kapur. Zgjedhjet me postë janë një shaka e sëmurë!", shkruan Trump në Twitter.

Të këshilluara

Francë/ 32 000 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 095 raste të reja me COVID -19 duke e çuar numrin total në 1 954 599 raste me koronavirusin e ri. Në një deklara...

13:03

Aleancat e Amerikës pas Trumpit

Aleatët e Amerikës duhet të mirëkuptohen nëse janë konfuzë, se ku po shkon politika e jashtme amerikane. E kush nuk është, duke pasur parasysh sjelljen e shkujd...

11:46

Nis eksodi i armenëve nga Nago-Karabak

Kjo e diel është afati kur Armenia duhej të fillojë dorëzimin e territorit të diskutueshëm Azerbajxhanit si pjesë e një marrëveshje paqeje që përfundoi gjashtë ...

11:45

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI