Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Arrestohet biznesmeni në Lezhë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Lapsi.al 14 November 2020
Arrestohet biznesmeni në Lezhë, shpallen në kërkim dy

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Urbanistika” pas një hetimi 3-javor, duke arrestuar një person dhe shpallur në kërkim dy të tjerë. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi F. N., pronari i një subjekti në Shëngjin, i cili kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme një kat shtesë në objektin e tij 7-katësh, me funksion hotel, në kundërshtim me vendimin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme kundrejt premtimit dhe përfitimit material tek shtetasit S. T., N. C. dhe A. M., për proceduren e miratimit të lejes së ndërtimit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Urbanistika”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një hetimi 3-javor.

Vihet në pranga 1 shtetas, 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Procedohet në gjendje të lirë dhe një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmerisë, pas një hetimi 3-javor, finalizuan operacionin “Urbanistika”, në kuadër të të cilit u godit një rast i shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit: F. N., 46 vjeç, banues në Lezhë, pronar i një subjekti në Shëngjin; U shpallën në kërkim shtetasi S. T., 47 vjeç, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë dhe shtetasi N. C., 41 vjeç, me detyrë specialist në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasja A. M., 32 vjeçe, banuese në Lezhë, me detyrë përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit dhe Zhvillimit Urban në Bashkinë Lezhë.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë kanë zhvilluar hetimet mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi F. N., pronari i një subjekti në Shëngjin, kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme një kat shtesë në objektin e tij 7-katësh, me funksion hotel, në kundërshtim me vendimin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme kundrejt premtimit dhe përfitimit material tek shtetasit S. T., N. C. dhe A. M., për proceduren e miratimit të lejes së ndërtimit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorim detyrë” e kryer në bashkëpunim për shtetasit S. D., N. C., A. M., dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërtim i paligjshëm” për shtetasin F. N.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI