Flash

Meta: Në kohën që Covid progreson, Kuvendi gjen kohë për të privatizuar shërbimet

Lapsi.al 13 November 2020
Meta: Në kohën që Covid progreson, Kuvendi gjen kohë

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar arsyet e kthimit në Kuvend të ligjit për Metrologjinë. Meta tha se ka konstatuar se është një ligj me përmbajtje anti-kushtetuetshmërie duke deklaruar se Kuvendi gjen kohë të privatizojë të gjitha shërbimet e konsumatorëve edhe në kohë pandemie.

“Konstatova se është një ligj me përmbajtje të rëndë anti-kushtetuetshmërie. Në mbrojtje të interesit publik e ktheva këtë ligj dhe ia dërgova edhe SPAK. E di shumë mirë që deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për mendimet e shprehura. Kuvendi i Shqipërisë gjen kohë të privatizojë të gjitha shërbimet e konsumatorëve. Korrupsioni nuk kryhet më në dorë por votohet hapur në Kuvend në ditën për diell. E ku ka rast më të pastër për t’u hetuar dhe për t’u bërë shembull”, u shpreh Meta.

Meta shtoi se është i shqetësuar për rritjen e të prekurve dhe personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi duke parashtruar disa kërkesa për autoritetet.

“Jam i shqetësuar për rritjen e të prekurve dhe personave që kanë ndërruar jetë. Është e domosdoshme që qytetarët të trajtohen me protokolle të qarta që shëndeti i tyre të mos bëhet objekt improvizimesh. Duhet të vihen në punë dhe të sigurohet eficenca në rrethe që qytetarët ta kenë ndihmën mjekësore sa më pranë banesës së tyre, Duhet miratuar rimbursimi i barnave”, deklaroi Meta.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI