Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ka ndarë një mesazh nga Njësia e Kujdesit Intensiv të Spitalit Evangelismos, në Greqi ku ai po trajtohet. Në shkrimin e tij bëhet thirrje për besim dhe të lihet pas frika.
Përveç kësaj, ai ka shprehur mirënjohjen e tij të sinqertë për mjekët, infermierët dhe turmën e njerëzve që edhe një herë shprehën dashurinë e tyre me lutje spontane.