Flash

Rama zhvlerëson imunologun e njohur, por në krye të Komitetit Teknik ka një neurologe

Lapsi.al 12 November 2020
Rama zhvlerëson imunologun e njohur, por në krye të

Kryeministri Rama ka zgjedhur të vërë në dyshim çdo akuzë dhe çdo të dhënë që i vihet para ëpr ta kritikuar duke i krahasuar këto me “muhabetet e futbollit”. Madje gjatë emisionit Open, kryeministri Rama vuri në dyshim pohimet e Genc Sulçebe, Doktor në Mjekësi dhe Doktor Shkencash, profesor në imunologji në Katedrën e imunologjise në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, dhe përgjegjës i Shërbimit universitar të imunologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Profesor Sulçebe nuk është ekspert menaxhimi në strukturat spitalore. Në një ndeshje ka sulmues ka mesfushor, ka mbrojtës. Ashtu si edhe në bluzat e bardha, dikush është ekspert për syrin, dikush për veshët, një tjetër për zemrën. Një mjek për veshët nuk jep dot mend për syrin” tha Rama, që me këtë teori zhvlerësoi çdo fakt kritik për pandeminë, duke bërë thirrje të gjithëve që t’i besojnë vetëm Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Në fakt, në krye të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Rama ka emëruar një neurologe, si Mira Rakacolli, njëkohësisht edhe zv.ministre e shëndetësisë. Në këtë tollovi kryeministrore, mbetet vetëm të mendosh se çfarë lidhje ka neurologia me menaxhimin e pandemisë, duhet të kesh mbaruar shkollën për pikturë që ta kuptosh.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI