Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të përjashtuar përfundimisht me 15 vjet nga drejtësia ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, është përcaktues edhe për fatin e dosjeve të tjera të ngjashme në shkallën e dytë të Vetingut me të njëjtin objekt. Ashtu si Fullani, deri më sot janë shtatë gjyqtarë të njohur, të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtësia nga frika e Vetingut, por që kundërshtojnë përjashtimin nga detyra, me shpresën për tu kthyer një ditë në sistem. Fatin e Arjana Fullanit pritet të kenë edh dy ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako dhe Aleksandër Muskaj.
Edhe Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, Petraq Dhimitri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrësl, Eneida Civici, gjyqtare në Tiranë, Agim Bendo, i Apelit Tiranë dhe Arjana Liço, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës kanë dhënë dorëheqjen nga drejtësia, për t’u shpëtuar përballjes me procesin e Vetingut, por kundërshtojnë përjashtimin me 15 vite nga drejtësia.