Flash

I infektuar me COVID-19, mesazhi i Janullatos: 'Edhe nëse rrojmë, edhe nëse vdesim të Zotit jemi'

Lapsi.al 12 November 2020
I infektuar me COVID-19, mesazhi i Janullatos: 'Edhe nëse rrojmë,

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas infektimit me Covid të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u dërgua për kurim  në Greqi me avion ushtarak.

Në deklaratë, Kisha ndalet tek ajo çfarë tha Janullatos para nisjes për në Greqi.  Kryepeshkopi ka treguar se çfarë simptoma ka pasur, ndërsa ka dhënë edhe mesazhin se Edhe nëse rrojmë, edhe nëse vdesim të Zotit jemi”.

Reagimi Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Sikundër është e natyrshme, lajmi për infektimin nga Covid-19 i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, ka prekur zemrat e besimtarëve, të cilët i urojnë shërim sa më të shpejtë dhe luten për të. Gjithashtu, kjo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, që e pasqyruan si lajmin ashtu edhe fjalët e ndjera të Kryepiskopit.

Në lajme e komente është folur edhe për figurën e tij si hierark e shkencëtar dhe në veçanti duke theksuar veprën e jashtëzakonshme të ringritjes nga hiri i ateizmit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si kurora e gjithë jetës së Tij të gjatë në hierapostullim të popujve.

Kryepiskopi pak para largimit nga Tirana, për në Spitalin “Evangjelismos” të Athinës, tha midis të tjerash: “… Mendoj se të bëhesh pjesëmarrës, qoftë edhe në këtë mënyrë, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë Perëndie. Mos ta përballojmë gjithmonë si një gjë të vështirë. Janë disa simptoma të lehta. Dje vështirësia ishte më e madhe. Kam një farë dobësie me mushkëritë, prej shumë vitesh kam astma. Besoj se do ta kalojmë.

Dje isha me ethe, por sot jemi mirë. Sot në drekë, besoj pasdite, do të jem tek “Evangjelismos”… është një spital i njohur për mua, sepse kemi përballuar edhe herë të tjera vështirësi dhe i kapërcyem. Dhe mos u ligështoni, mos u mërzisni. Do të kalojë. “Edhe nëse rrojmë, edhe nëse vdesim të Zotit jemi”. Përbëjnë një ngushëllim të madh këto fjalë për të gjithë ne.”

Kryepiskopi ka marrë shumë urime për shërim të shpejtë nga besimtarë dhe personalitete të vendit tonë, si dhe nga primatë, hierarkë të Kishave dhe personalitete nga jashtë, ku veçojmë mesazhin e menjëhershëm të Patriarkut Ekumenik:

Fortlumturi dhe vëlla fort i dashur,

Lutjet tona ju shoqërojnë gjatë fluturimit Tuaj… dhe gjatë kurimit Tuaj aty, për të cilin urojmë të jetë afatshkurtër dhe rezultativ: sepse ju duam dhe sepse Kisha ju ka nevojë.

Urojmë të vazhdoni për shumë vite akoma kontributin Tuaj krijues dhe mirëbërës për Krishterimin dhe për njerëzimin, për lavdi të Perëndisë. Fortlumturi, të shkuara!

Ju përqafojmë me përshëndetje të shenjtë, Vëllazërisht më Zotin, Patriarku Vartholome.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI