Flash

Vdekjet nga Covid/ Berisha: INSTAT konfirmoi sot "qytetarin dixhital"

Lapsi.al 12 November 2020
Vdekjet nga Covid/ Berisha: INSTAT konfirmoi sot "qytetarin dixhital"

Gjatë muajve të pandemisë, në shumë raste ish kryeministri Berisha denoncoi faktin se numri i vdekjeve nga covid ishte shumë herë më i lartë se nga sa raportohej zyrtarisht. Denoncimet e "qytetarit dixhital" shpesh u ridikulizuan apo Berisha u sulmua për faktin se po kërkonte ta përdorte politikisht situatën me vdekjet.

Në fakt, sot INSTAT publikoi të dhënat e vdekshmërisë, nga ku rezulton se në tre muajt korrik, gusht, shtator, numri i të vdekurve ishte 1300 më i lartë se tre muajt e një viti më parë. "Fatkeqësisht, u shpreh ish kryeministri Berisha në Syri Tv, ky është një konfirmim se qeveria ka falsifikuar të dhënat"

"Nuk ka asnjë vend në planet i cili të ketë patur pas 3 apo 6 muajsh të fillimit të pandemisë, 10 fish, 30 fish 40 fish të rasteve. Para 3 ditësh rastet me infeksion në një ditë ishin 40 herë më shumë se sa rastet e zbuluara në mesataren ditore të tre muajve të parë të pandemisë. Nuk ekziston në asnjë vend, asnjë lloj mundësie përveçse dy rrethana, mesatarja e infeksionit mars-maj 13.7 raste, kurse 3 ditë më parë 560 raste, pra 40 herë më shumë se 3 muajt e parë të pademisë. Këto janë shifra zyrtare, sepse për mua, edhe ca të tjerë e kanë pranuar se këto shifra nuk pasqyrojnë realitetin. Por mund të thonë që u rritën 40 herë, por sot janë botuar statistikat e tmerrshme të Institutit Zyrtar të Statistikave të Shqipërisë. Këto faktojnë se nga data 31 Korrik deri në 31 shtator, në tremujorin e tretë 2020, vdekjet u rritën me 30%. Me terma të tjerë patëm 1300 vdekje më shumë se tremujori korrespondues para këtij viti. Kjo do të thotë, atë që unë kam paralajmëruar që në fillim të pandemisë, që këta po mashtrojnë në mënyrë monstruoze për shifrat e covid. Si sot më kujtohen kur këto thonin 18, këta thonin 74 të vdekur. Tani nuk jam unë, as qytetari dixhital, por e thotë INSTAT se vdekjet u rritën" u shpreh Berisha, i cili si provë tjetër të mospërputhjes së shifrave me realitetin solli faktin se megjithëse të prekurit nga covid janë shtuar në mënyrë eksponenciale, numri i të shtruarve në spitale, po qëndrojnë pak a shumë në të njejtat nivele.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI