Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Dokumenti/ La opozitën për tu bërë zv.ministër, PD e shkarkoi Besart Kadinë 1 vit më parë

Lapsi.al 11 November 2020
Dokumenti/ La opozitën për tu bërë zv.ministër, PD e

Emërimi i Besart Kadisë në postin e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë në kabinetin Rama ishte një lajm që shkarkoi reagime të shumta në rrjetet sociale pasditen e së mërkurës. Kjo, për shkak se ekonomisti ka qenë më parë këshilltar i Lulzim Bashës dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Pas vendimit të qeverisë për emërimin e Kadisë është zbuluar një vendim i Partisë Demokratike që mban datën 5 nëntor të vitit 2019.

Në këtë vendim Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi kanë firmosur shkarkimin e Kadisë nga të gjitha funksionet në PD. Arsyeja sipas Bashës dhe Bardhit lidhet me faktin se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas “informacioneve të verifikuara të selisë blu nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të qeverisë”.

“Z. Besart Kadia, është shkarkuar nga funksioni i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PDSH, që më datë 5 Nëntor 2019, për shkak se ishte nismëtar i krijimit të lëvizjes politike “Alternativa”, e financuar sipas informacioneve të verifikuara nga burime të dyshimta financiare të klientëve preferencial të Qeverisë.

Që nga ajo datë z. Kadia nuk ka asnjë funksion në PD dhe nuk mund të ketë as në të ardhmen. Atij i është hequr e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në strukturat e Partisë Demokratike, për shkelje të parimeve bazë të funksionimit të PDSH, të sanksionuar në nenin 9 të Statutit të PDSH-së” – thuhet në dokumentin e PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI