Flash

Aksident në aksin Lushnje-Berat, tre të plagosur

Lapsi.al 11 November 2020
Aksident në aksin Lushnje-Berat, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Lushnje Berat, ku mbetën të plagosur tre persona. Aksidenti është shënuar në kilometrin e dytë të rrugës nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të lagjes karbunare.

Një automjet tip volksvagen me targa AA271JI që udhëtonte drejt Lushnjes nga Berati është përplasur kokë më kokë me një automjet tip benz, me targa 573NT që udhëtonte në krahë të kundërt.

Si pasojë e përplasjes së fortë dy personat që udhëtonin në benz, si dhe drejtuesi i volksvagenit janë dëmtuar rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Lushnje, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e rrethanave.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI