Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Sot pas orës 22:00 nis izolimi i pjesshëm, shtohen efektivët në terren

Lapsi.al 11 November 2020
Sot pas orës 22:00 nis izolimi i pjesshëm, shtohen efektivët

Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e marra që futen në fuqi mbrëmjen e sotme pas orës 22:00. Përmes një daljeje për mediat, Ziu shprehet se në rast se një qytetar do të kapet në shkelje do të gjobitet 10 mijë lekë, nëse ka përsëritje do i bllokohet automjeti dhe mund të dënohet edhe me burg deri në 6 muaj.

Ndëshkime gjithashtu do të ketë edhe për bizneset që shkelin rregulat, të cilëve mund tu pezullohet aktiviteti deri në gjashtë muaj, në raste përsëritjeje.

“Do të vazhdojmë me gjobat që janë parashikuar në aktet e më parshme normative, nga mos mbajtja e maskës, distancimi fizik, lokalet deri në orën 20:00 nuk do të ketë më pas muzikë. Krahas gjobës, për qytetarët është bllokimi i mjetit, kur kemi vepër penale nëse është ndëshkuar 2 herë, atëherë ndëshkohet me gjobë deri në 6 muaj burg. Për bizneset, parashikohet mbyllje të aktivitetit deri në 6 muaj dhe nëse ka vepër penale burg. Nuk do të lihet asnjë pjesë e Kodit Penal pa u zbatuar.

Ne do ta kontrollojmë territorin në të gjithë Tiranën. Veprojmë me zona policore, që do të thotë që çdo komisariat është i ndarë në 5 apo 6 zona policore dhe do të ketë përgjegjës shef sektori që do të drejtojë shërbimin. Do të ketë shërbime të ndryshme në pika kontrolli. Po iu bëjmë me dije që të gjitha shërbimet që shikoni të vendosura, nuk vendosen në mënyrë formale apo rutinë

Në orën 22:00 policia do të dyfishohet, me apo uniformë që të gjejë në maksimum zbatimin e këtij akti. Krahas masës administrative për shtetasit, është në fuqi masa me 10 mijë lekë të reja. Përjashtohen nga ky rregull të gjithë institucionet dhe punonjësit e tyre që kanë shërbim emergjence të domosdoshëm, ku përfshihen Policia e Shtetit, Urgjencat Mejkësore, mjekët, infermierët, zjarrëfikëset dhe agjensitë e tjera ligjzbatuese që janë në aktivitet,”- tha Ziu ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI