Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

Pandemia në Kosovë, paralajmërohet protestë kundër orës policore

Lapsi.al 11 November 2020
Pandemia në Kosovë, paralajmërohet protestë kundër

Një protestë gjithëpopullore do të mbahet kësaj të premte duke filluar nga ora 11:15, para ndërtesës së Qeverisë, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra kundër COVID-19, mos ofrimit të ndihmave financiare për qytetarët gjatë pandemisë, dhe do të kërkohet dorëheqja e ministri Armend Zemaj. Paralajmërimi i kësaj proteste nga Zëri i Popullit është bërë përmes faqes Facebook, ku janë bërë të ditura edhe kërkesat me të cilat do t’iu drejtohen institucioneve të vendit në ditën kur pritet të hyjë në fuqi masat e reja antiCOVID-19, të cilat janë bërë të ditura sot nga kryeministri Avdullah Hoti.

Pikat e protestës, sipas njoftimit, janë:

– jo orë policore

– pakënaqësitë e shumta me qeverisje dhe masat e ndërmarra kundër Covid-19.

– mos ofrimi i ndihmave materiale e financiare për popullin gjatë pandemisë.

– kthimin e shifrës prej mbi 2 milion euro të vjedhura nga thesari i shtetit (ultimatum 48 orë – të paraqiten dokumente & kryesit e aktit të turpshëm të vihen para drejtësisë.

– dorëheqja e Armend Zemajt nga pozita e ministrit të shëndetësisë, pozitë e cila nuk i takon me profesion.

Nëse këto pika nuk zbatohen nga data 13 nëntor 2020, protesta do të marrë përmasa të tjera, thuhet në njoftim, teksa shtohet se protestuesit gjatë shprehjes së pakënaqësive të tyre duhet të jenë të pajisur me maska dhe se nuk është kërkuar leje nga policia, duke iu referuar Kushtetutës së vendit e cila në pikën 3, neni 43 lidhur me Lirinë e Tubimit thotë se ‘liria e tubimit paqësor është e garantuar dhe secili person gëzon të drejtën për të organizuar tubime, protesta dhe demonstrata, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në to. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj, nëse është e domosdoshme për të siguruar rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare, ose mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve’.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI