Flash

Nga të rinjtë te familjet: Si po ndryshon emigracioni shqiptar drejt BE-së

Një raport i Ministrisë së Brendshme mbi profilin kombëtar të migracionit evidenton një rritje të emigracionit familjar afatgjatë nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian gjatë viteve të fundit, ndërkohë që statistikat dominohen nga pasaktësitë dhe të dhënat e shumta kontradiktore.

21:53 Vladimir Karaj

‘Ekskluzivet’ e ERTV-së në spitale, Rama: Na është dashur t'i japim duke parë lajmet e rreme të publikuara (VIDEO)

Lapsi.al 11 November 2020
‘Ekskluzivet’ e ERTV-së në spitale, Rama: Na

Në një kohë kur shifrat me coronavirus në vend po rriten dita-ditës, në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama mohoi akuzat e ngritura nga opozita për kolaps në sistemin shëndetësor dhe për mjekim të të infektuar në autoambulanca.

“Është e pajustifikueshme me asgjë, që sot t’u thuhet në mënyrë të përditshëm njerëzve se spitalet janë në kolaps, se nuk është e vërtetë”, tha Rama.

Edhe pse zgjodhi që të sulmojë kundërshtarët politik, shefi i qeverisë prej dy ditësh përmes kanalit të tij në “facebook”, ka servirur për mediat pamje ekskluzive nga spitali covid 1, por duke sjellë vetëm një realitet, atë të ERTV.

Euronews Albania zgjodhi që të mos i transmetojë pamjet e montuara me efekte e muzikë, por të pyesë kryeministrin se pse nuk ia le medias ketë mision për informimin e publikut. Shefi i qeverisë e argumentoi duke sjellë në vëmendje lajmet e rreme, të ashtuquajtura 'fakenews'.

“Ka ndodhur edhe më parë që të hyjnë mediat me autorizime të veçanta, nuk është diçka e pamundur. Na është dashur të japim këtë informacion duke parë se sa shumë lajme të rreme dhe sa shumë dezinformim ka”, tha Rama.

Gjatë konferencës me fokus tek shëndetësia, kryeministri Rama lajmëroi se do të ketë një paketë ndihme për familjet në nevojë, ndërsa deklaroi se po punohet për rimbursim të pacientëve që trajtohen në shtëpi, por nuk dha një datë fikse se kur të prekurit do mund të përfitojnë.

“Kemi gati edhe një paketë tjetër, një paketë tjetër, e cila do të dalë shumë shpejt, qoftë për të mbështetur të sëmurët për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike”, tha Rama./ EuroNews.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI