Flash

Naftëtarët pranojnë ofertën e kryeministrit/ Dautaj: Për pagat e prapambetura do të vijojë beteja gjyqësore

Lapsi.al 10 November 2020
Naftëtarët pranojnë ofertën e kryeministrit/ Dautaj:

Naftëtarët e Ballshit kanë vendosur të pranojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama. Ky vendim erdhi pas takimit të djeshëm, ku Rama u propozoi fillimisht një pagë deri në gjetjen e një zgjidhje për rifillimin e punës në rafineri. Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj ka thënë se sa i përket pagave të prapambetura do të vijojë rruga gjyqësore.

"Sot kemi zhvilluar një takim me pjesën më të madhe të kolegëve naftëtarë , duke parë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen kanë pranuar që të rikthehet një përgjigje pozitive për pagën. Për problement tona për pagat e prapambetura do të vazhdojë rruga gjyqësore. duke mos arritur një zgjidhje dje me qeverinë e cila ia delegoi këto paga kompanisë private ne do ta vazhdojmë betejën gjyqësore deri në Strasburg", tha Dautaj.

Rama premtoi një pagë ndërmjetëse midis pagës minimale dhe asaj që marrin në rafineri, duke parë gjendjen e dobët ekonomike të naftëtarëve, që prej 11 muajsh  nuk marrin asnjë pagë dhe as asistencë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI