Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Qeveria i përgjigjet kërkesës së FSHF-së për të përdorur 30% të kapacitetit të stadiumit

Lapsi.al 6 November 2020
Qeveria i përgjigjet kërkesës së FSHF-së për

Qeveria shqiptare, me anë të një shkrese zyrtare ka refuzuar kërkesën e federatës që në stadium në ndeshjet e Kombëtares dhe kampionatit të ketë tifozë të paktën 30% të kapacitetit të stadiumit.

Komisioni teknik i shëndetësisë dhe qeveria kanë refuzuar kategorikisht këtë kërkesë me faktin që gjendja e “COVID”-it në Shqipëri është e keqe dhe nuk mund të rrezikohet me një lëvizje kaq të rrezikshme duke bashkuar nga 1000 deri në 6000 vetë në stadium. Në këto kushte, si Kombëtarja dhe klubet duhet të vazhdojnë të luajnë pa përkrahës në stadiumm, shkruan "Panorama".

Kërkesa Federata Shqiptare e Futbollit javë më parë tentoi që të ecë me hapin e UEFA-s. Kjo e fundit, me anë të një vendimi disa javë më parë, kishte njoftuar se të gjitha federatat kanë mundësinë që në ndeshjet ndërkombëtare si dhe ato kombëtare të mund të rikthejnë tifozët në shkallët e stadiumeve.

FSHF e ka përdorur këtë njoftim dhe lejim të UEFA-s për t’iu drejtuar qeverisë me një kërkesë që diçka e tillë të ndodhte edhe në vendin tonë. FSHF i kishte bërë një kërkesë qeverisë nëse do të lejonte që për ndeshjet e Kombëtares në stadiumin kombëtar “Air Albania” të ishin të pranishëm 30% e kapacitetit të përgjithshëm.

Në bazë të një kapaciteti maksimal prej 22 000 vendesh, kërkesa për 30% spektatorë korrespondon me 6600 të pranishëm. UEFA në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të saj të disa ditëve më parë saktësonte se me gjithë këtë leje, vendimi final për rikthimin e pjesshëm të tifozëve u takonte të gjitha qeverive të vendeve respektive.

UEFA e bëri këtë testim në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës. Përballja mes Bajernit dhe Sevijes u luajt me praninë e tifozëve, të cilët ishin në vetëm 30% të kapacitetit të stadiumit “Puskas Arena” në Hungari. Futbolli ishte me sytë nga qeveria për të lejuar kthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit për ndeshjet e nëntorit që do të luajë Kombëtarja. Gjithsesi, duhet të presë. Përgjigjja e qeverisë ka qenë “jo” e prerë.

Të këshilluara

Aksidentohet një 65-vjeçar në Tiranë

Aksidentohet në kryqëzimin e Varrit të Bamit një 65-vjeçar. Policia ka bërë me dije se i lënduari është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ...

16:05

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI